E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
Fyle-Thaci: Asnje grup nuk mund te demtoje imazhin e Kosoves
Albeu.com
Asnjë grup i inkriminuar nuk mund të dëmtojë imazhin e Kosovës e as bashkëpunimin e saj të shkëlqyeshëm me Republikën e Maqedonisë. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me komisionarin e ...... BE-së për zgjerim Štefan Füle, për incidentet e fundit në kufi me Maqedoninë.
“Dëshiroj të potencoj se rajoni kurrë nuk ka qenë më i qetë. Kosova është mjaft stabile, stabiliteti i Kosovës është duke reflektuar paqe dhe bashkëpunim rajonal dhe perspektivë më të sigurt evropiane. As edhe një grup, kush do qoftë, i inkriminuar nuk do të mund ta prishë imazhin e Kosovës apo raportet e bashkëpunimit të mirë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. E theksova edhe më herët se bashkëpunimi ynë me Maqedoninë është i shkëlqyeshëm, me Shqipërinë e Malin e Zi po ashtu. Po punojmë që të kemi relacione të reja të mira bashkëpunimi ndër fqinjësore edhe me Serbinë. Kjo është rruga jonë e vetme për perspektive të sigurt zhvillimore në rajon, bashkëpunimin ndërfqinjësor dhe perspektivës evropiane”, deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Fule tha se një nga temat e takimit me kryeministrin Thaçi ka qenë edhe ajo për aktivitetet e grupeve kriminale në kufi me Maqedoninë.
“Kemi diskutuar edhe për disa aktiviteteve të disa grupeve kriminale të cilat po kalojnë kufirin për të bartur armë. Është shumë me rëndësi qëndrimi i kryeministrit dhe i qeverisë së tij për të siguruar se Kosova është pjesë e zgjidhje së këtij problemi dhe jo pjesë e problemit”, theksoi Štefan Füle, komisionar i BE-së për zgjerim.
Javën e kaluar policia e Kosovës konfiskoi një sasi të konsiderueshme të armatimit në kufi me Maqedoninë dhe arrestoi shtatë persona të dyshuar në lidhje me këtë rast.
Shtuar më 06/05/2010, ora 22:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori