Fyle: Statusi i Kosoves dhe integrimi i Serbise ne BE - procese paralele
Albeu.com
Komisioneri evropian për Zgjerim, Shtefan Fyle, duke komentuar dilemën nëse Serbia mund të hyjë në BE pa statusin e pazgjidhur të Kosovës, tha se nga Beogradi pritet një bashkëpunim i mirë me fqinjët.
"Procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe integrimi evropian i Serbisë janë dy procese paralele. Mirëpo, natyrisht vetvetiu, kuptohet se cilido shtet që dëshiron të hyjë në BE duhet të tregojë se ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij, që bazohen në bashkëpunim, tolerancë, dhe mirëkuptim të ndërsjellë", është shprehur Fyle në një intervistë për gazetën "Blic" të Beogradit.
Ndërkaq sa i përket krizës ekonomike në Greqi dhe nëse ajo mund të frenojë zgjerimin e BE së, Fyle tha se vala e fundit e zgjerimit ka shtuar dinamizmin ekonomik edhe "në shtetet e vjetra, por edhe në ato të reja të BE së". Ai theksoi se ky është rezultati i studimit "Pesë vjet të zgjerimit të BE së", që është publikuar vitin e kaluar. "Me ndihmën e tregtisë, punësimit dhe të dhënave për rritje - studimi ka treguar se zgjerimi nuk është pjesë e problemit, por më parë është pjesë e zgjidhjes së tij. Andaj, BE-ja gjatë gjithë kohës së krizës kishte vazhduar të mbështeste stabilitetin ekonomik të vendeve kandidate dhe vendeve potenciale për kandidat", ka theksuar Fyle.
Shtuar më 21/05/2010, ora 12:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori