Fyle-Meta: Politika të bashkëpunojë përmes gjithëpërfshirjes
Pëlqej
Update- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi sot ecurinë e DiaIogut të Nivelit të Lartë. Gjatë takimit me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane Stefan Fyle, Meta shprehu mirënjohje për punën dhe dedikimin e Komisionit ndaj axhendës europiane të Shqipërisë.

“Pas marrjes së statusit Shqipëria ndien më tepër përgjegjësi në avancimin e reformave kyçe” tha Meta.

Komisioneri Fyle theksoi se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë kërkojnë më tepër pjekuri nga palët politike në parlament, ndërsa nënvizoi se Komisioni gjithnjë e ka përkrahur Shqipërinë në përshpejtimin e reformave.

Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e një klime bashkëpunuese përmes gjithpërfshirjes dhe veprimeve konsensuale. Kryetari Meta vuri në dukje se parlamenti është vendi i dialogut politik, në shërbim të integrimit europian.

10:07- Pas mbërritjes në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle, ka nisur takimet me disa nga aktorët më të rëndësishëm politikë në vend. Axhenda zyrtare e Komisionerit nisi paraditen e së hënës me një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në mjediset e kryesisë së Kuvendit.

Nderkohë që rreth orës 11:30, në Hotel Sheraton, do të mbahet dhe takimi i radhës Shqipëri-BE, me pjesëmarrjen e z. Fyle dhe të kryeministrit Edi Rama. Rreth orës 13:30 dy zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi konkluzionet e këtij takimi. Dialogu i Nivelit të Lartë nisi vitin e kaluar për të konfirmuar angazhimin e BE-së për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në BE, duke rritur shanset e saj për sukses. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori