Fyle nëser në Tiranë
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule mbërrin nesër në Tiranë ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit. Në fokus të bisedimeve do të jetë situata aktuale politike, ecuria e Shqipërisë drejt integrimit, si dhe pika më e nxehtë, ajo e zgjedhjes së presidentit.

Sipas axhendës, Fule do të takohet fillimisht me kryeministrin Berisha, ku më pas do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas takimet do të vijojnë me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe mbajtja e fjalës së rastit para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori