Fyle: Jepini fund ngërçit politik
Pëlqej
Komisioni Europian bën thirrje që mazhoranca dhe opozita të zgjidhin ngërcin politik në vend, duke ju referuar ofertës së fundit të Partisë Socialiste për hetim vetem te kutive me materiale zgjedhore.

Zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle, Angela Filote deklaroi lidhur me inisiativen e liderit socialist se shpresohet që kjo te shihet si një mundësi që nuk duhet humbur nga të dy palët.

"Shumica qeverisëse dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke, ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare, afatgjate, te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane", tha Filote.
Shtuar më 15/11/2010, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori