Fyerje dhe ofendime mes Gjanës dhe Shalsit
Deputeti i partisë Demokratike Jemin Gjana dhe ai i PS-së Eduard Shalsi kanë debatuar ashpër në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese gjatë diskutimeve për pr/ligjin për peshkimin. Duke qenë se relatori i çështjes z. Metalla bëri 25 pyetje për ministrinë në lidhje me lligjin e peshkimit, Shalsi i kujtoi kryetarit Jemin Ngjana rastin e 24 pyetjeve që i kishte dërguar në lidhje me privatizimin e Albpetrolit.


Gjana: O koleg, unë të lashë të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po ç’ke që nervozohesh

Shalsi: Injoranca më nervozon

Gjana: Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet, mos guxo ta bësh më këtë, palaco, i pafytyrë

Shalsi: Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim. Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu

Gjana: Dil përjashta, palaco

Shalsi: Mos më thuaj mua ashtu, jo mua ashtu, dëgjove apo jo, unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta, kush je ti që më thua mua dil përjashta
Shtuar më 02/05/2012, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori