"Futu në një kurs aktrimi", Enxhi Nasufi nuk pranon fitoren e Anxhela Peristerit në "Fest' 59" (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e kaluar, Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”.

Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren, e cila konkurroi me këngën “Karma”.

Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Këto javë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.

Para disa ditësh, këngëtarja Enxhi akuzoi Anxhela Peristerin se ishte vetë ajo që shpërndau lajmet e rreme për fitore.

“E kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë. Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë”, tha Enxhi në një emision.

Madje, pas fitores së saj ajo ka reaguar me një status në InstaStory, ku ka shkruar:

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”- shkruan ajo.

Gjithashtu, Enxhi zbuloi edhe prapaskenat e festivalit nëpërmjet një videoje ku shprehej:

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”

Shtuar më 24/12/2020, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori