Plot 4 penallti, Salazburg befason Sevillan (VIDEO)

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Sevillas dhe Salzburgut në Grupin G.

Sfida u vendos në pjesën e parë, kur u dhanë plot katër penallti.

Karim Adeyemi humbi penalltinë e parë për Salzburgun në minutën e 13-të.

Luka Suçiç shënoi po nga penalltia në minutën e 21-të.

I njëjti lojtar dështoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të.

Po nga penalltia Sevilla, barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 42-të.

Ivan Rakitiq nuk gaboi. Në minutën e 50-të Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Yussef En-Nesyri u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. /albeu.com/


Shtuar 14.09.2021 20:53