Futi në sherr PD-PS, kush është durrsaku i dënuar me 10 vite burg

Pëlqej
Prej dy ditësh PD-PS e LSI “zijnë” në akuza ndaj njëri-tjetrit dhe lakojnë emrin e një “trafikanti”.

Ai quhet Durim Keçi dhe është denoncuar fillimisht nga Lulzim Basha se sipas tij Keçi ka lidhje me Partinë Socialiste.

Basha dispononte edhe fotot të tij me eksponentë të së majtës duke dhënë kontribute ne zyrat e partisë për zgjedhjet e 2013-ës, kur koordinator për çështjet zgjedhore në qarkun e Durrësit ishte Blendi Klosi, me të cilin kishte edhe një foto.

Ndërsa gjatë seancës së sotme parlamentare kryeministri Rama tha se Durim Keçi është parë edhe në “çadrën e lirisë”.

Por kush është Durim Keçi?

Durim Keçi është 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e Genovas me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale, ”Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, ” Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike“, ” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Pak ditë më parë ai është arrestuar në Durrës, pasi drejtësia italiane kishte lëshuar një urdhër arresti. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori