Futet në valixhe për tu arratisur nga burgu
Ka dështuar plani i një 18-vjeçari i cili për tu arratisur nga burgu 325 pranë zonës së “Ali Demit” në Tiranë është futur në një valixhe. Samet Adilaj kishte hyrë në valixhen e rrobave të një shokut të tij që mbaroi dënimin, me qëllim që të dilte jashtë qelive në mënyrë të fshehtë.


Pak orë pas mesditës së djeshme, personeli i Burgut 325 ka marrë masat për lirimin e shtetasit Rajmond Koldeda, 21 vjeç, i cili kishte përfunduar dënimin. Sipas Policisë, Koldeda dje ka pasur orët e fundit të dënimit për vjedhje të dhënë ndaj tij nga gjykata. Personeli i burgut disa orë para afatit të lirimit, e ka njoftuar 21-vjeçarin se duhej të bëhej gati për të lënë qelitë. Pak kohë më pas, gardianët kanë shkuar për ta shoqëruar të dënuarin të cilin te porta e 325-s po e prisnin edhe familjarët e tij.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 21-vjeçari ka dalë nga qelia me dy valixhe dhe një çantë dhe pasi ka përshkruar disa metra në korridor, ka ndeshur ne brezin e parë të kontrollit. Pas verifikimit fizik që i është bërë Rajmond Koldedës, ai është lejuar të kalojë.

Gardianët e regjimit të brendshëm kanë konstatuar fillimisht peshë të madhe në një nga valixhet dhe më pas kanë vendosur ta hapin atë. Rreth orës 18:00, pas hapjes së valixhes dhe verifikimit të përmbajtjes, në të është gjetur një 18-vjeçar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policët kanë izoluar të riun e gjeturvalixhe dhe kanë kthyer menjëherë mbrapsht edhe personin që do të lirohej. /albeu.com/


Shtuar më 29/10/2012, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori