Fustani transparent "tradhton" serish Xhesika Polon, bëhet virale në rrjet (FOTO LAJM)
Përveç
këngës dhe performancës LIVE të këngëtarëve në
Festivalin e
Këngës, publiku është shumë i vëmendshëm për të vlerësuar veshjet e artistëve që ngjiten në skenë.
Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e tretë e Festivalit të 59 të
Këngës ku fituese u shpall Anxhela Peristeri me
këngën "Karma".
Por ajo që nuk i shpëtoi publikut ishte veshja pikante e
Xhesika Polos natën e dytë. Këngëtarja mbante veshur një palë kombinoshe ngjyrë mishi të cilave u kishte hedhur përsipër një tyl dhe dukeshin mjaft bukur, derisa detaji "shokues" vihet re.
Pjesa intime e Xhesikës theksohet mjaftueshëm nga pantallonat në ngjyrën e trupit, sa të lënë të kuptosh sikur nuk mban veshur gjë.
Por për fatin e keq të këngëtares, kjo i ka ndodhur edhe në edicionin e 55 të të njëjtit Festival ku u detyrua të kërkonte falje për fustanin
transparent që i zbulonte lehtësisht gjokin.
Shpresojmë që në pjesmarrjet e tjera në
Festivalin e
Këngës,
Xhesika të mbahet mend pikërisht për
këngën dhe vokalin e saj që nuk ka të sharë./albeu.com/
Shtuar më 24/12/2020,
ora 09:31