"Fustani i nusërisë po bëhet", Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku dasëm së shpejti (FOTO LAJM)

Pavarësisht vitit të vështirë të të gjithëve, për Rudina Dembacajn, 2020-a ka qenë një vit me shumë ngjarje, të trishta dhe të lumtura. Veç pandemisë, ajo do ta mbajë mend këtë vit për humbjen e trishtë të të atit, por edhe për propozimin e dashurisë që mori nga partneri i saj, Marku, i cili ua bëri për zili të gjitha vajzave të reja me fotot që pushtuan rrjetin.

Gjithsesi, pak para fundit të këtij viti, Rudina ka shumë gjëra të bukura për të mbajtur mend, madje edhe shumë gjëra për të cilat ndihet krenare.

E ftuar te “Rudina”, aktorja zbuloi edhe projektin e saj të fundit “Malësoret e mia”, me të cilin do të ndihmojë shumë vajza nga veriu i Shqipërisë të arsimohen apo edhe të ndjekin ëndrrat e tyre në fusha të ndryshme të jetës.

Pasi rrëfeu detajet për projektin, i cili do të bëjë të mundur realizimin e dëshirave dhe ëndrrave në sirtar të shumë vajzave dhe grave, Rudina zbuloi disa sekrete edhe për jetën e saj private.

E pyetur nga Rudina se cilat janë planet e saj të reja në raport me Markun, Rudina tha se po presin që pandemia të marrë fundit, në mënyrë që ata të bëjnë një ceremoni martese: “Po presim të mbarojmë masat anticovid për të bërë një ceremoni në kishë dhe një darkë të vogël me njerëzit e dashur…”, - tha aktorja.

Siç zbuloi më tej Rudina, ka menduar edhe për fustanin e nusërisë. Si një njeri i lidhur ngushtë me origjinën, për të cilën ka krijuar edhe projektin “malësoret e mia”, Rudina tha se ka menduar edhe për fustanin e nusërisë. Tashmë, ai është nisur të punohet nga motra e Rudinës dhe motivet janë tradicionale:

Fustanin po e bën motra ime dhe me detaje të xhubletës” – tha Rudina duke zbuluar kështu edhe një sekret të vogël që ajo e kishte ruajtur deri tani.

Planet për një fëmijë tjetër?

Ah, meqenëse ajo ka vetëm një motër, e gjithë familja i kërkon të lindë një djalë, por le të jetë ç’të dojë, shton Rudina më tej. Edhe pse, thellë-thellë, edhe ajo do të donte një vëlla për Viktorian që t’i ngjajë babait të saj.

Shtuar më 26/11/2020, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori