Fusnin emigrantë të paligjshëm në Angli, burg për shqiptarin
Pëlqej
Një shqiptar dhe gruaja e tij janë dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Lutoni në Angli, pasi akuzohen se kanë future emigrant të jashtëligjshëm në vend.

Ata janë Eduart Lleshi, 34 vjeç dhe gruaja e tij Katarzyna Kopec, 36 vjeç, të cilët u shpallën fajtorë për futjen e emigranteve të jashtëligjshëm, dhe u burgosën në Luton Croën Court të hënën më 4 shtator.

Sipas gjykatës, dy të dënuarit ishin përgjegjës për nisjen nga Belgjika të refugjatëve, duke i fshehur brenda kamionëve që drejtoheshin nga shoferë çekë.

Ata merrnin personave që do ti fusninAngli nga 6 mijë paund. Sipas hetimeve, u zbulua se Eduart Lleshi dhe bashkëpunëtorja e tij 36-vjeçare kishin kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Angli nga Janari në Mars 2015.

Përveç dy organizatorëve të kontrabandës së emigrantëve ilegalë, policia britanike arrestoi edhe tre shoferë çekë të kamionëve që transportonin klandestinët. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori