Fushë Krujë, tritol banesës pranë komisariatit
Pëlqej
Sërish shpërthim shpërthim me lëndë plasëse, të llojit tritol ka ndodhur në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të së dielës, vetëm pak metra larg rajonit të policisë.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës, e cila ishte dhënë me qira nga pronari i saj, Esat Karai dhe përdorej si dyqan.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori