Fushë-Krujë, banorët ankohen për ndotjen e mjedisit
Pluhuri është prezent në ambjentin dhe hapësirën e qiellit të Fushë-Krujës dhe zonave përreth. Për këtë fenomen shqetësues nuk është marrë asnjë masë parandaluese, ndonëse guroret kanë mbirë si kërpurdhat pas shiut.

Mësohet se as leje shfrytëzimi nuk kanë shkaktarët kryesore të ndotjes së mjedisit. Të vetmit që denoncojnë në media pasojat e këtij fenomeni janë banorët e kësaj zone.

Situata e krijuar në Krujë dhe Fushë Krujë nxit edhe në përhapjen e sëmudjeve të mushkrive tek banorët.

Shoqata e Konsumatorëve është një organizëm që shpesh herë e ka ngritur këtë shqetësim, ndërsa sipas kryetarit të saj Hasan Stafa, kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm edhe në uljen e numrit të turistëve. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori