29-vjeçari në Tiranë tenton të vetëdigjet me benzinë

Një i ri në Tiranë, në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzië. Ai është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 10:53