Fushatë me mallkime dhe tallje, të moshuarit vënë në lojë kandidatin e PD në Vlorë
Fushata ka qënë plot ngjyrime, ku nuk kanë munguar akuzat e kundër-akuzat, e mbi të gjitha mallkimet, gërshetuar me paksa humor edhe nga rrjetet sociale.

Kjo tablo është plotësuar kur qytetarët me apo pa dashje mbështesin një parti dhe më pas harrojnë ku me anë të xhestikulacionit i japin forcë kahut tjetër. E njëjta situatë ka ndodhur në Vlorë, ku të moshuarit janë tallur me kandidatin e Partisë Demokratike.

Gjatë një mitingu elektoral të zhvilluar nga kandidati i koalicionit të djathtë për Vlorën, Genc Deromema, një i moshuar ka harruar dhe ka përshëndetur me grushtin lart si komunistët. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori