Fushata për Tiranën, Berisha nxjerr në "terren" ministrat
Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmë krerët e grupeve të punës së Tiranës, ku në njësitë kryesore, fushata do drejtohet nga ministrat. Sipas Gazetës Panorama, ministrat dhe lidershipi i PD-së, përveçse do të kryesojnë grupet e punës nëpër qarqe, do të kenë nën kontroll fushatën edhe në 11 minibashkitë dhe komunat e kryeqytetit.


Mësohet se në Njësinë Nr. 1 do ta mbikqyrë nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, ndërsa te Njësia Nr. 2 do të jetë Sokol Olldashi. Në njësitë 3 dhe 4 drejtimin e fushatës do ta kenë anëtarët e Kryesisë së PD-së, Tritan Shehu, Keltis Kruja dhe Arben Qirjako, ndërsa në Njësinë Nr. 5, e njohur si bastion i së majtës, do të jetë Genc Ruli. Ndryshimi i vetëm në krahasim me vitin 2011 është një Njësinë Nr. 6, ku nuk do të jetë më Ridvan Bode, por ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Rezultati i dobët i PD-së në zgjedhje lokale në Kombinat duket se e ka detyruar kreun e selisë blu të bëjë këtë ndryshim. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2013, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori