Dalin pamjet e sherrit Dier-Alli, Mourinho nxit përplasjen (VIDEO)

Në serinë dokumentarit dedikuar skuadrës së Tottenham, “All or Nothing: Tottenham Hotspur”, të prodhuar nga Amazona, janë parë prapaskena interesante që nuk janë parë në transmetimet live të ndeshjeve.

Në një fragment të dokumentarit me 9 episode tërheq vëmendjen një përplasje në dhomat e zhveshjes mes mesfushorëve Eric Dier dhe Dele Alli, ndërsa nuk mungon as ndërhyrja e teknikut Jose Mourinho, i cili nxit debatin mes futbollistëve.

Tensioni te “Spurs”-at vinte pas humbjes në kampionat me Wolverhampton.


Shtuar 16.09.2020 15:59