40 vite më e madhe se i fejuari, 60-vjeçarja: Rashë në dashuri sapo e putha (FOTO LAJM)

Një çift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plot 40 vite diferencë po dëshmon që dashuria nuk ka moshë.

Pam Shasteen, 60 vjeç, është fejuar me një djalë 21 vjeç të quajtur Jonathan Langevin.

Çifti u njof në shkurt 2018, pasi Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në një aplikacion takimesh.

Ata u njohën në këtë aplikacion, në të cilin Jonathan tregoi moshën e tij dhe Pam u ndje shumë keq se ajo ishte shumë e moshuar para tij.

Por çuditërisht Jonathan nuk e kishte pasur problem dhe gjithmonë i pëlqente të kishte një grua të moshuar në jetën e tij.

Pra të dy pas shumë bisedash në kamerë vunë re që ato kishin shumë të përbashkëta. Pas një kohe ata u takuan dhe dhanë puthjen e parë. Që nga ai takim të dy ranë në dashuri.


Shtuar 19.09.2020 19:15