Fushata ndryshe e Gjergj Bojaxhi, shikoni çfarë bën mes trafikut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në një format të veçantë takimesh me qytetarë, Gjergj Bojaxhi ka vendosur të takohet me shoferë në trafikun e Tiranës. Duke shtrënguar duart me ta Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, i falënderoi për urimet prej tyre.

Por një prej shoferëve e ka uruar në mënyrë të veçantë, duke dalë nga makina dhe duke e thirrur me një tufë me lule në dorë.

Bojaxhi e takon mbështetësin mes të qeshurave dhe falënderimeve për gjestin e tij.

Gjergj Bojaxhi është i pari në listën e Tiranës për Sfida për Shqipërinë, që renditet me numrin katër në fletën e votimit. Hektor Ruci është kryetari administrativ. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori