Fushata, ministria e Shëndetësisë shkarkon dy drejtorë spitalesh
Dy drejtorë spitalesh dhe një kryeinfermier janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në fushatë.

Me anë të një njoftimi zyrtar ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pezulluar nga puna drejtorin e Librazhit, atë të Tepelenës dhe kryeinfermieren e Kolonjës.

Njoftimi i Ministrisë

Në zbatim të VKM-së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë elektorale, Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga detyra:

Drejtorin e Shërbimit Spitalor Librazhd; Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tepelenë; Kryeinfermierin e Shërbimit Spitalor, Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë sjell në vëmendjen e gjithë administratës VKM-n nr. 473, datë 01.06.2017 duke rikujtuar se monitorimi do të jetë i pandërprerë dhe masat do të merren pa mëdyshje ndaj çdo shkelje të ligjit deri në përfundimin e procesit zgjedhor. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori