Fushata, Basha: Ramës nuk ia kanë fajin drejtorët e shkollave
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga gjimnazi “Qemal Stafa”, i cili me 28 Prill është vlerësuar me çmimin “Harku i Triumfit” kategoria Gold për vitin 2013, nga organizata më e madhe e vlerësimit të cilësisë BID EUROPE.


Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që standartet në arsimin e kryeqytetit të vazhdojë të rritet për të qenë në ato nivel të përputhën pritshmëritë që ju keni nga fëmijët tuaj gjimnazistë dhe student”- u shpreh Basha.

Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur sot se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të ketë në dispozicion një grant prej 15 milion eurosh për të ndërtuar dhe rikonstruktuar shkollat e Tiranës.

“Numri i shkollave në qytet ka mbetur i vogël dhe i reduktuar dhe kjo natyrisht ka një efekt në cilësinë e mësimdhënies. Ndaj dua të ndajë me ju lajmin që si pjesë e paketës investuese e Bashkisë së Tiranës jemi në prag të firmosje së marrëveshjes, grandi prej 15 milionë eurosh në një organizatë të njohur me kontrubuesin e zhvillimit të Shqipërisë OFID, e cila do të bëjë të mundur që ne të tejkalojmë brenda një kohe të shkurtër këtë trashëgimni të hidhur të infrastrukturës së prapambetur arsimore në Tiranë dhe do të bëjmë të mundur jo vetëm arsim cilësorë në gjimnazet dhe në shkollat 9-vjeçare të qytetit tonë, por të bëjmë të mundur shndërrimin e këtyre shkollave në qendra komunitare siç parashikohen në marrëveshjen e sotme”- u shpreh Basha.

Ndër 100 kriteret që plotësoi ky Gjimnaz ishin cilësi e lartë mësimdhënie, rezultate të larta, trajnim i vazhdueshëm, cilësi në planifikim, komunikim, lidërship, përdorim teknologji e standartet në inovacion, etj. Për rezultate të larta në Maturën Shtetërore të vitit 2012 Gjimnazi “Qemal Stafa”-u rëndit i pari dhe u vlerësua dhe me çmimin “Prizmi i Artë”.

Basha i eshte pergjigjur sot edhe akuzave te kreut te PS-se, Edi Rama per perfshirje te detyruar te nxenesve dhe mesueve ne mitingjet e PD-se. Sipas Bashes, ato jane kercenime ndaj drejtuesve të shkollave, ndersa shtoi se nuk eshte faji i mësueve apo drejtorëve të shkollave për fushatën e Ramës.

Në këtë ceremoni Bashkia Tiranës nënshkroi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave ndaj komunitetit. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori