Fushata, Arvizu: Mbështetësit e partive të kontrollojnë pasionet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i bëri thirrje mbështetësve të partive në këtë fushatë zgjedhore të zbatojnë ligjin me qëllim zhvillimin sa më të qetë dhe të paqtë të këtij procesi.

Në një prononcim për mediat pas takimit me drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Arvizu kërkoi edhe panshmërinë e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

"Njerëzit shprehin pasionet e tyre për kandidatët që ata mbështesin. Deri më tani ka patur disa incidente, por drejtori Burgaj siguroi se bashkë me stafin e tij është i përkushtuar për të ofruar një periudhë zgjedhore të qetë. Po ashtu Burgaj përmendi edhe paanshmërinë e policisë në këtë proces. Mendoj që mbështetësit e partive mund ta bëjnë më të lehtë punën e policisë", tha Arvizu. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori