Fushë-Prezë, kjo është vila nga ku Murataj i vëzhgonte me dylbi grabitjet(VIDEO)
Policia e shtetit bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të cilët dyshohen se kanë organizuar grabitjen e 2.3 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë rrugës për në Rinas.

Një ndër të dyshuarit për këtë vjedhje spektakolare është edhe Admir Murataj i cili mësohet se mund të jetë organizatori i grabitjes.

Policia ditën e djeshme organizoi një aksion në shtëpinë e tij super luksozë në Fushë-Prezë,Vorë.

Ajo që binte më shumë në sy është luksi i një shtëpie të rrënuar që Murataj kishte blerë këtu e 10 vjet më parë, sot shtëpia e tij në Fushë-Prezë është një nga vilat më luksoze që bie menjëherë në sy.

“Ka 10 vjet që ka ardhur këtu. Bleu një shtëpi të vjetër dhe investoi miliona, duke e kthyer në këtë që është sot. Paratë, me sa dimë, i kishte fituar në emigracion, sepse di që ikte e vinte shpesh jashtë shtetit. Kohët e fundit jetonte këtu me gruan dhe 4 fëmijët. Di që është i ardhur nga veriu, por nuk e njoh shumë”, shprehet një nga fqinjët.

Godina është e sofistikuar jo vetëm në ndërtim, por edhe në siguri, që nga rrethimi me gardh hekuri të lartë e deri te kamerat dhe sistemet e alarmit.

Vila e Muratajt vijon të mbahet ende nën kontrollin e Policisë. Por duket se funksioni i saj nuk ka qenë vetëm krijimi i kushteve të rehatshme për të jetuar familja e Admir Muratajt. Kjo vilë ka pasur edhe një funksion tjetër, madje thelbësor në realizimin e dy grabitjeve.

Duke qenë se është e ndërtuar në një lartësi të konsiderueshme dhe me fushëpamje shumë të qartë, vila është përdorur edhe për dy grabitjet. Nga aty janë vëzhguar me dylbi të dyja ngjarjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. Grabitja e datës 3 dhjetor 2015 dhe ajo e një jave më parë./albeu.com/



Shtuar më 16/02/2017, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori