Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në radhët e policisë në Kukës, Elbasan dhe Dibër.
Arjan Muça,
drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan do të
transferohet në Tiranë tek Drejtoria e
Përgjithshme për t’ia lënë vendin zv/drejtorit Alket Shatro.
Në Kukës Erigert Mitri, drejtor i Drejtorisë Vendore po ashtu
transferohet në Drejtorinë e
Përgjithshme të Policisë teksa në vend të tij emërohet Alban Çela,
drejtori i DVP Kukës.
Edhe Skënder Kalemi i Dibrës do të
transferohet në Drejtorinë e
Përgjithshme dhe në vend të tij do të shkojë Artur Selimi që mbante detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë në Vlorë.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 12:06