"Furtunë në Korçë", shkrihen sektorë e shefa në polici
Pëlqej
Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë së Shteteve do të prekë edhe Policinë e Qarkut të Korçës.

Drejtoria vendore do të pësojë ndryshime në disa prej strukturave kyçe të saj.

Sipas burimeve mësohet se janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës, ku përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve, shkruan TCH.

Sipas të njëjtave burime, janë larguar edhe shefi i qarkullimitKorçës dhe Pogradecit, të cilët do të mbajnë detyrën e shefit të rendit.

Shefi i qarkullimitKorçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq, ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në po të njëjtin qytet.

“Furtuna” e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. M

ë shumë se 50% e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e rendit, ndërsa në sektorin e qarkullimit priten emërime të reja. Lëvizjeve nuk do t’i shpëtojnë edhe komisariatet. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2018, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori