Taulant Balla e ka përshëndetur vendimin e djeshëm të ministrit në detyrë të jashtëm Gent
Cakaj për shkrirjen e
ambasadës në Athinë.
Ai tha se në vazhdën e këtij vendimi, duhet që nëse situata paraqitet e njëjta në ambasada apo konsullata të tjera të merret i njëjti
vendim.
“Përshëndes vendimin e
Cakaj, një
vendim i fortë por i domosdoshëm për të rivendosur gjërat në rregull. Kjo qasje e tij të vijojë dhe në konsullata të tjera ku shërbimi nuk është ai që duhet”, tha ai.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent
Cakaj ka shkarkuar dje të gjithë stafin e
ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.
Shtuar më 09/07/2020,
ora 14:22