Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e
Tiranës teka u kap duke shpërndarë lëndë
narkotike.
Gjatë kontrollit shtetasit O.N. iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41
doza me lëndë
narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari
kriminale.
Njoftimi i plotë i Policisë
Me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikeve dhe kryente të njëjtën veprimtari
kriminale, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohen
doza me lëndë
narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari
kriminale.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë
kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në
doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë
narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:
O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41
doza me lëndë
narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari
kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 13:59