Policia e
Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili posedonte dhe shpërndante lëndë
narkotike në doza, në Laprakë dhe në disa zona të tjera të
Tiranës.
Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e
Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë
narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së
lëndës
narkotike dhe katër aparate celular, të cilët janë sekuestruan në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 09:18