Furnizonte italianët me drogë, kapet "kapoja" nga Shqipëria
Policia Italiane ka vënë në pranga një 26 vjeçar shqiptar i cili bënte shpërndarjen e qindra dozave kokainë në bare të ndryshme të Italisë.

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italine, ai akuzohet për shpërndarjen e qindra dozave droge kokaine në Itali.

Sipas mediave italiane, 26 vjeçari nga Shqipëria shiste qindra doza në muaj, sidomos në lokale dhe, sipas hetuesve, zotëronte një “pjesë të mirë të tregut të drogës me pakicë”.

Një dozë prej gjysmë grami kokainë kushtonte 40 euro.

Arrestimi u krye pas disa muaj hetimesh, ndërkohë që karabinierët kanë rindërtuar

Doza kushtonte disa dhjetëra euro dhe kishte klientë që bënin edhe disa blerje brenda një dite.

Gjatë njërit nga takimeve, shqiptari u ndalua me plot me 26 doza koaine, gjysmë grami secila, me çmim rreth 40 euro.

Ndonjëherë, kur nuk kishin mundësi të paguanin, klientët i linin celularin ose i linin çeqe peng. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori