E “vulosi” autopsia, kjo është nëna shqiptare që mbyti të birin në Spanjë (VIDEO)

Ka përfunduar raporti i autopsisë së djalit 2-vjeçar, i dyshuar se është vrarë nga nëna e tij në Spanjë.

Raporti konfirmon lëndimet, që tregojnë për keqtrajtimin e vazhdueshëm të të miturit nga e ëma shqiptare, e cila ndodhet në burg.

Përfundimet e mjekësisë ligjore flasin për një endemë pulmonare, që mund të shpjegojë disa shenja në qafë, që ngjallin dyshime se nëna ka tentuar ta mbysë të birin, si dhe për gjakderdhje të brendshme e lëndime të ndryshme në kafkë, shkruajnë mediat spanjolle, teksa publikojnë edhe pamjet e të resë shqiptare në burg.

Ndërkohë, sipas vajzës 8-vjeçare të gruas, e cila është arrestuar tashmë për vrasjen e njërit prej binjakëve dhe keqtrajtimin e tjetrit, nëna e ka lënë djalin pa ndjenja, duke e mbytur me peshqir.