Furgoni përplaset me bordurat në Rubik, plagosen tre anëtarët e familjes
një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku si pasojë kanë ngelur të plagosur tre anëtarë të një familje. mësohet se furgoni është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës në afërsi të Rrubikut.

plagosurit janë dërguar në spital për mjekim ndërkohë që efektivët e policisë së Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, për zbardhjen e detajeve të aksidentit dhe identifikimin e të plagosurve. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2016, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori