Fuoristrada bie në humnerë, 3 të plagosur në Berat
Pëlqej
Foto ilustruese
Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në fshatin Novaj të Beratit pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka rënë në humnerë. Të plagosur kanë ngelur drejtuesi i mjetit Bexhet Bajraktari, 53 vjeç, Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi, 17 vjeç.

Automjeti tip fuoristradë me pelegrinë ishte duke shkuar drejt Kulmakut, në malin e Tomorrit. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori