"Fuoristrada" bie 150 m në greminë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Pëlqej
Foto ilustruese
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Guri i Maxhës” në fshatin Kir të Dukagjinit dhe për pasojë një person ka humbur jetën, dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Një “Fuoristrada”, ne të cilin udhëtonin 5 persona doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë rreth 150 metra poshtë tek vendi i quajtur Guri i Maxhit. Si pasojë, një prej udhëtarëve ka humbur jetën menjëherë, ndërsa 4 të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Detajet nga vendi i ngjarjes janë ende të pakta, por mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë në vendin e ngjarjs po përpiqen të dërgojnë drejt spitalit të Shkodrës, të plagosurit, pasi ambulanca nuk ka shkuar dot deri në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të thyer malor. Ambulanca ka mbërritur deri në Prekal, ku pret të plagosurit.
Shtuar më 08/08/2014, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori