Plagoset me armë zjarri i mituri në Kukës

Foto ilustruese

Një 6-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga fqinji i tij 75-vjeçar. I moshuari ishtre duke pastruar çiften, kur ajo është shkrepur duke bërë që i mituri të marrë plagë.

Për të mirë fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka arrestuar fqinjin.

Kukës/Informacion paraprak

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com