Fundjava me rrebeshe shiu dhe erë të fortë, shtohet rreziku për përmbytje
Moti duket se nuk ka ndërmend të qetësohet, madje në fundjavë do të ketë rebeshe të mëdha të cilat sërish do të rrezikojnë të sjellin përmbytje.

Meteorologët në Meteoalb deklarojnë se do të ketë edhe erë shumë të fortë.

“Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare. Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje. Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur.”

Shtuar më 22/01/2021, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori