Përkeqësohet gjendja, Boris Johnson në reanimacion në luftë kundër COVID-19
Anglia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19.

I infektuar më këtë virus është edhe kryeministri Boris Johnson, i cili sipas mediave britanikë është zhvendosur në reanimacion, në kujdes intensiv pasi gjendja e tij është përkeqësuar

Johnson është shtruar ditën e djeshme në spital në Londër pas simptomave të vazhdueshme të COVID-19 të cilat nuk po përmirësoheshin.

BBC shkruan se Johnson tashmë është nën kujdesin intensiv të mjekëve ndërkohë e infektuar është edhe e fejuara e tij shtatzënë, gjendja e të cilës mësohet se është e qëndrueshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2020, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori