Fundi i Ramës është afër! Berisha ka një thirrje për socialistët
Ish-Kryeministri Berisha ka një thirrje për socialistët duke theksuar se fundi i Ramës është shumë afër.

“Cdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt, me këtë rast unë u bëj thirrje, socialistëve, në interesin më të mirë të tyre dhe të vendit të largojnë me urgjence Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti pasi e them absolutisht me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e pakufijshme.

Unë kam konstatuar më datë 16 dhe dje në masat e gjera protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në 1990-91 ndaj diktatorëve dhe diktaturës. Në këto kushte u bëj thirrje socialistëve mos e nënvlerësoni situatën se dënimi, mbarëpopullor për Ramën po afron e do të jetë i sigurtë e tepër i rëndë, t’i thërrasin mendjes”- tha Berisha.

Pyetur për apelin e SHBA dhe ndërkombëtarëve, Berisha ka deklaruar se kancelaritë e huaja duhet të vijnë e të shohin realitetin në vend.

“Ata nuk kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër”- tha ai.
Shtuar më 22/02/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori