Dikur luante me Man. City-n dhe cilësohej si talent, sot rregullon projektorët në stadium (VIDEO)

Shay Logan është futbollist i klubit nga divizioni i dytë skocez, Cove Rangers, por karrierën e tij si profesionist e ka nisur te Manchester City në ekipin e parë në vitin 2009.

Logan nuk e realizoi karrierën e madhe që ishte paralajmëruar dhe tani ka postuar një video në Twitter, në të cilën rregullon projektorët në stadiumin e Aberdeen, ku ishte edhe lojtar.

“Nga loja nën projektorët tek rregullimi i tyre”, ka thënë Logan në video, e cila e tregon atë në lartësi prej 15 metra mbi tokë i mbajtur me një litar.

Logan e filloi karrierën e tij profesionale në futboll në vitin 2007 me Man. City-n. Ai gjithashtu ka luajtur për Grimsby Town, Scunthorpe United, Stockport, Tranmere Rovers, Brentford, Aberdeen dhe Heart.


Shtuar 29.06.2023 14:51