Fundi i Berishës në PD? Basha bën lëvizjet e papritura brenda partisë
Pëlqej
Pak ditë më parë në mbledhjen e PD-së u miratua statusi i ri i Partisë Demokratike.

Mes mungesash të rëndësishme dhe kritikave të shumta, Basha arriti të miratonte ndryshime të mëdha brenda kryesisë së PD-së.

Si një tërheqje para kritikëve, Basha pranoi sërish në kryesinë e PD-së, kritiken më të madhe të tij, ish-kryetaren Jozefina Topalli, por largoi figura po aq të rëndësishme.

Në mungesën e ish-kryeministrit dhe kryetarit Sali Berisha, Basha largoi 24 zyrtarë demokratë nga kryesia e Partisë Demokratike.

Ndryshimet në statut përjashtojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha por edhe Flamur Noka, Jemin Gjana, Tritan Shehu etj.

Të përjashtuarit nga kryesia e PD-së janë figura të lidhura ngushtë me ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe si duket mungesa e tij në këtë mbledhje të rëndësishme dëshmon se marrëdhëniet mes tij dhe Bashës nuk janë të mira.


Të përjashtuarit:

Flamur Noka
Genc Pollo
Jorida Tabaku
Albana Vokshi,
Jamarbër Malltezi
Florion Mima
Sherefedin Shehu
Jemin Gjana
Tritan Shehu
Enkelejd Alibeaj
Suzana Guxholli
Ervin Minarolli
Enkelejda Sallaku
Endri Hasa
Avenir Peka
Kastriot Sulka
Bardh Spahia
Lealba Pelinku
Enri Çeno
Ardian Turku
Luciano Boçi
Arben Skenderi
Laura Vorpsi
Kreshnik Çollaku
Gent Malko /albeu.com/






Shtuar më 22/04/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori