E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Fund abuzimeve, Veliaj premton për punësimin
Duke e cilësuar papunësinë si një plagë të ndjeshme të shoqërisë, ministri Veliaj tha se banorët e zonave malore dhe rurale, do të kenë përparësi për tu punësuar gjatë 2015. Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, nënvizoi se gjatë këtij viti vëmendja do të jetë më e madhe.

"Fillimisht u fokusuam në ato zona ku edhe popullsia më e madhe, po ama veriu është zona ku edhe nevoja është më e madhe. Jam shumë i lumtur që shumë shpejt do të hapim zyrën e punës në Laç, në Kukës, në Burrel. Që të sigurohemi që Shqipëria nuk rritet me dy marshe dhe me dy shpejtësi.

Një shpejtësi për zonat urbane drejt jugut dhe një shpejtësi më të ulët në zonat veriore, dhe dua që 2015 për të gjithë zyrtarët e zyrave të punës të jetë me një fokus më të madh në zonat rurale dhe sidomos në zonat e veriut të Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Më tej ai e ka cilësuar 2015 vitin e luftës kundër informalitetit, duke i bërë thirrje të gjitha subjekteve shtetërore dhe private që të paguajnë sigurimet shoqërore. "Do t'ju bëj thirrje të gjithë institucioneve shtetërore që të jenë të parët që të dakortësohen me tatimet, të derdhin sigurimet dhe askush të mos mbetet pa pension.

Ne do të fillojmë një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqipërinë në strukturat private. Fillimisht për ata që janë të deklaruar, por që mungojnë derdhjet në sigurimet shoqërore, por edhe për punën në të zezë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori