Fullani: Qëndrimi si Guvernator tregues përgjegjshmërie
Pëlqej
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një intervistë për gazetën Mapo zbardh detaje lidhur me menyren si ndodhi vjedhja në thesar dhe punësimi i Ardian Bitrajt; arsyet e mos dhënies së dorëheqjes dhe si komenton qëndrimet e politikës për ngjarjen; akuzat për pasurinë e familjes së tij.

"Ngjarja është njoftuar dhe denoncuar nga Banka e Shqipërisë, dhe unë personalisht kam dalë në konferencë shtypi për të informuar publikun për të dhe masat emergjente që u morën që ditën e parë. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës po ashtu janë shprehur në media. Pa numëruar këtu deklaratat për shtyp. Duhet të keni parasysh që Posti i Guvernatorit është i tillë që ai flet me deklarata dhe komunikata shtypi. Së dyti, dëshiroj të theksoj se çështja është në hetim dhe është një çështje mjaft delikate. Çdo deklaratë që mund të shuajë kuriozitetin publik, mund të dëmtojë rëndë hetimin dhe zbardhjen ligjore të ngjarjes. Kam preferuar që hetimi të mos dëmtohet, edhe duke u dëmtuar unë personalisht, me mjaft akuza të pavërteta që qarkullojnë. Pas kontakteve me Prokurorinë, jemi angazhuar për të krijuar të gjithë kushtet për një hetim të shpejtë, profesional, të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent. Kjo mënyrë, i shërben publikut më shumë se sa show mediatik i një Guvernatori. Nëse ju mendoni ndryshe, mund t’ju kuptoj, por për mua si Guvernator, hetimi, sekreti i tij dhe dalja e përgjegjësisë, është më e rëndësishme se sa përgjigja ndaj akuzave që më kanë hedhur mbi shpinë." u shpreh Fullani.

Më tej ai shprehet se përgjegjësitë dhe detyrat e Guvernatorit janë të përcaktuara me ligj, dhe gjenden lehtësisht.

"Guvernatori nxjerr urdhra dhe udhëzime, të cilat, në rastin konkret kanë qenë të mirëpërcaktuara. Moszbatimi ose neglizhimi i tyre nga personat përgjegjës, është shkelje ligjore dhe si e tillë dënohet. Unë e shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë të bankës. Një gjë të tillë po e dëshmon i gjithë spektri politik me deklaratat e tij zyrtare, që adresojnë këtë problem delikat. Pra interesi i bankës, ka dominuar mbi të gjithë. Në këtë kuptim, përkundrazi, vijimi im si Guvernator i Bankës është tregues përgjegjshmërie në raport me rolin që ka ky post në garantimin e sistemit bankar dhe sigurimit të pavarësisë së bankës qendrore." vijon me tej guvernatori.

Sipas tij nga analizat e bera nga BSH rezulton se nuk janë zbatuar rregullat proceduriale të përcaktuara si në aktet e Këshillit Mbikëqyrës, ashtu edhe në ato të miratuara nga Administratorët.

Në interviste Fullani shprehet gjithashtu se Banka e Shqipërisë, me asistencën edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka marrë, dhe po merr të gjitha masat që garantojnë mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori