Fullani dhe Golemi, Gjykata jep sot masën e sigurisë
Pëlqej
Gjykata e Tiranës pritet të jap sot masën e sigurisë për Guvernatorin Ardian Fullanit. Po i njëjti proces do të zhvillohet edhe për Kryeinspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, e cila ndodhet në ambientet e Paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Fullani mbrohet nga kreu i Dhomës së Avokatëve, Maksim Haxhia, ndërsa pritet të ankimohet vendimi i gjykatës. Kjo pasi, sipas deklaratave të dhëna për mediat nga avokati Haxhia, procedura e arrestimit të klientit të tij është e paligjshme.

Arrestimi

Ardian Fullani dhe Elivar Golemi u vunë në pranga dy ditë më parë, pas urdhrit të prokurorit Ramadan Troci, në bazë të të cilit, dy të arrestuarit akuzohen për "shpërdorim detyre", pas skandalit të 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Guvernatori Fullani rrezikon deri 7 vjet burg.

E njëjta akuzë rëndon dhe ndaj Inspektores së Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, e cila refuzoi dy herë të paraqitej në Komisionin e Ekonomisë, ku u ftua të jepte shpjegime lidhur me skandalin që shpërtheu në Departamentin e Emisionit.

Shkeljet
Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, të filluar në muajin korrik 2014, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se dy zyrtarët e lartë të këtij institucioni, për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cenohet siguria e parave në administrim të Bankës së Shqipërisë. /albeu.com/

VJEDHJA NE BANKEN E SHQIPERISE LISTA E TE ARESTUARVE

Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Elivar Golemi, Inspektore e Përgjithshme e BSH

Punonjësit e BSH
Emiljano Lamçe, detyrim paraqitje
Mehdi Molla, arrest shtëpie
Fatbardha Gurthi, arrest shtëpie
Ilir Dedja, arrest shtëpie
Mehdi Marku, arrest shtëpie
Bahri Allushi, arrest me burg
Gentian Jahja, arrest me burg

Punonjësit e THESARIT
Petrit Ramohitaj
Liljana Tusha
Lavdim Cani
Myzejen Belba
Dhimitër Davidi
Ardian Bitraj
Bashkim Xhilaga
Mimoza Bruzia
Dorian Çollaku
Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitraj
Shtuar më 07/09/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori