Berisha: Arrestimi i Fullanit për mllefe politike, akt stalinist dhe mafioz
Pëlqej
Teksa ka mbajtur një fjalim në 16-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, një reagim ka ardhur nga Sali Berisha në lidhje me arrestimin e Ardian Fullanit.

Në fjalën e tij, Berisha ka nënvizuar se arrestimi i Fullanit është një akt stalinist dhe mafioz.

Arrestimi i Fullanit është një akt stalinist nga një klikë mafioze. Ai u arrestua pa u marrë në pyetje. Kësaj i thonë arrestim për mllefe politike.

Mua me Fullanin nuk ma ka lidhur asgjë, përveç punës. Ne respektuam pavarësinë e Bankës së Shqipërisë.

Ardian Fullani duhet respektuar, pasi ka ruajtur stabilitetin e bankave”, deklaroi Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori