Fule: Shqiperia, progres per liberalizimin e vizave
Albeu.com
Parlamenti Europian po debaton në këto momente për situatën në Shqipëri dhe Kosovë dhe për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fule ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres në procesin e liberalizimit të vizave.
Fule duke përshëndetur rezolutën për Shqipërinë, ka theksuar se propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë është pranuar.

Ai gjithashtu ka theksuar se Shqipëria ka ende kritere të tjera për të plotësuar, duke e vënë theksin tek lufta kundër dukurive negative dhe tek liria e medias.

"Shqipëria duhet të zbatojë kriteret. Duhet bërë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të qënieve njerëzore, si dhe për përmirësimin e sistemit gjyqësor theksoi Fule.

Ai gjithashtu u ka kërkuar palëve politikë në Shqipëri t'i rikthehen dialogut dhe rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane Rucek i ka bërë thirrje forcave politike të gjejnë konsensusin duke shtuar të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë dhe të gjejnë një zgjidhje për reformën zgjedhore.

Ndërsa europarlamentari Eduard Kukan pasi ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave theksoi se vendi ynë ka ende punë për të bërë për të plotësuar kërkesat teknike.
Shtuar më 07/07/2010, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori