Fule shokon Ramen: Je pergjegjes direkt per shendetin e grevisteve
Albeu.com
Komisioneri Europian për Zgjerimin Shtefan Fule ka deklaruar se politika e vizave dhe situata politike dhe përgatitja e opinionit për statusin kandidat, janë dy çështje të ndara. “Lidhur me liberalizimin e vizave, ka një udhërrëfyes me detyra shtëpie të qarta dhe mund të ...... them se Shqipëria ka bërë një progres shumë të madh për plotësimin e udhërrëfyesit por janë disa çështje që mbeten për t’u plotësuar, por mendoj se mund të bëjmë një vlerësim pozitiv dhe shpresoj një rekomandim pozitiv për vizat” theksoi Fule duke shtuar se situata politike fatkeqësisht është një çështje tjetër.

Komisioneri Fule shpjegoi se sot ka biseduar me kreun e maxhorancës Berisha ashtu dhe shefin e opozitës Rama duke i bërë thirrje më shumë për të gjetur zgjidhje për ta bërë Parlamentin funksional dhe për t’i dhënë mundësisnë KE-së që të jetë pozitiv mbi opinionin që përgatit për Shqipërinë. “Greva e urisë po e përkeqëson situatën dhe unë i bëra të qartë zotit Rama, se ai do ketë përgjegjësi personale për shëndetin e personave që ndodhen atje” theksoi Fule.
Shtuar më 04/05/2010, ora 17:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori