Fuga "ulëret" me të madhe ndaj Veliajt: O mashtrues ordiner, gjysma e Tiranës pa ujë
Profesor Artan Fuga ka bërë një shkrim kritik, me tone të ashpra drejtuar Veliajt, ndërsa analizon një problematikë shumë të ndjeshme në Tiranë. Ai i referohet mungesës së ujit, ku Tirana mbeti në thatësirë totale, e ndërsa qytetarët të revoltuar kërkonin një gjë jetike.
"Nuk ka ujë në dimër se ka rënë shi, nuk ka ujë në verë se nuk ka rënë shi. Na ka marrë
lumi!
Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det. Veturat motoskafe a gomone, dyqanet liqene, Qenan K. kishte dalë për peshk duke e hedh rrjetën nga kati i shtatë, mbi kokën e kalit të Skënderbeut.
Na ka marrë
lumi!
Ra pak shi në Tiranë, fryu pak erë dhe mijëra fije elektriku i mori flladi i vjeshtës. Nuk kishim as qiri ta vinim te semaforët. Nuk merret vesh se ku është e kuqja dhe ku është jeshilja. E verdha është në surratet tona.
Na ka marrë
lumi! Ra pak shi në Tiranë dhe thonë se
filtrat e ujësjellësit nuk duan të punojnë. Shyqyr që janë
filtrat automatikë thuaj, se po të ishin nëpunës do të na kishin dhënë ujë me baltë dhe do të na thoshin se është një baltë e veçantë që bënë mirë si të gatuhen grosh me pilaf.
Del dikush në televizor dhe na shpjegon se
filtrat nuk punojnë se erdhi uji me baltë nga shiu... Hajde shpjegim hajde! Dhe nuk kemi ujë, se po të kishim ujë, do të kishim baltë. Pra më mirë pa ujë se të pimë baltë. Pra, duhet të jemi të lumtur.
O pika ne, na ka marrë
lumi. Askushi nuk thotë si të bëjmë që uji mos vijë me baltë dhe kur bie një vesë shi. Imagjinoni sikur të bjeri një muaj shi...
Bjer o shi
ne nga ty nuk kemi frikë aspak
për çudi... etj.
Pse nuk na lajmëroni kur bie shi o trima, që ta mbledhim me govata e uturakë dhe ta pimë direkt pa kaluar nga bolevilla.
O na ka marrë
lumi që na rëntë pika... pika
lumi në kokë! Doli xhaja dhe thoshte se ujësjellësi i paska marrë masat dhe do na furnizojë ne gjysmën e Tiranës me autobote.
Ore e di ai se për mashtrim publik mund ta dënojnë me arrest shtëpie duke e lënë të vdesë për ujë. Gjysmën e Tiranës do të furnizojë ai me ujë...
O mashtrues ordiner!
Të paktën bashkia të heqë ligjin për bërjen e shurrës që t'i bëjmë shurrën ujit.
Mbase e mbushim bolevillën me urinë mo!
Ja tha se së shpejti do të kemi ujë sa të ikin baltrat. I bie që po ra shi të mos kemi ujë, edhe po të mos bjerë shi përsëri nuk kemi ujë.
Na ka marrë
lumi se kemi hyrë në një kontradiktë të pazgjidhshme.
Për nja dy ditë vjen uji - tha ai robi në intervistë. O Zot po ne deri atëhere kemi ngordh për ujë.
Pas dy ditësh kur të na vijë uji, do të na gjejë kadavra.
O na mori
lumi.
O gazetar, o maskara, nuk ke turp mo që i zgjat mikrofonin një nëpunësi që këput broçkulla dhe nuk shkon të investigosh, nuk i heq dhëmbë e dhëmballë nëpunësit dhe shefit të vet duke i kërkuar llogari përse gjysma e Tiranës nuk ka ujë.
Pranon justifikime se nuk ka ujë për të pirë se ka shumë ujë shiu!!!
Hahahahaha!
Si tha mo, bregu i Lumit nuk është adresë e bashkisë! Po atje jetojnë njerëz o njeri! Çfarë do t'i bësh ata, po votat e tyre i donit mo?
O na ka marrë
lumi!
Po Myslym Shyrin e keni në hartën e bashkisë mo!
O
lumi, o
lumi!
Ujëëë se vdiqa!", ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 09:58