Fuga për ASH: Rrezikojmë të mbetemi kombi më i prapambetur
Akademiku Artan Fuga ndërsa ka theksuar edhe njëherë se mbledhja e Akademisë së Shkencave, në vlerësimin e tij, është e paligjshme, i është drejtuar edhe publikut, duke ka shpjeguar rëndësinë e madhe të funksionimit të Akademisë.

I ftuar në “Kjo Javë”, në "Neës24", Fuga u shpreh se nëse Akademia e Shkencave nuk funksionon, atëhere rrezikohet dija dhe se rrezikojmë të mbetemi një “komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar”.

“Dua t’i drejtohem publikut sepse kujtojnë që Akademia e Shkenca është një forum ku mblidhen ca njerëz që e quajnë veten shkencëtarë që grinden me njëri-tjetrin dhe kjo nuk na hy në punë. Po nuk është kështu sepse Akademia e Shkencave duhet t’i japi tonin prodhimit të dijes. Nëse ky motor nuk funksionin i gjithë motori i dijes shqiptare nuk funksionon. Nëse Akademia nuk funksionon, nuk funksionon truri i kombit. Ne rrezikojmë të mbetemi kombi më i errët, kombi më i prapambetur, kombi më larg arritjeve moderne. Rrezikojmë të ngelemi një komb që dijen e ka nga shekulli i kaluar. Jemi duke diskutuar se jemi në rrugën e një akademie që shkon nga lindja apo nga perëndimi. Problemi është shumë serioz”, tha Fuga.


Shtuar më 21/07/2019, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori