Fuga ironizon Skënder Gjinushin: Krejtësisht i pavarur
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me akuza dhe kundër akuza mes palëve politike, ndërsa në këtë çështje janë përfshirë edhe akademikët.

Ajo që shihet si pika më e nxehtë e problemit është emri i kandidatit të vetëm, Skënder Gjinushi. Akademiku dhe pedagogu, Artan Fuga, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, ku thotë se është e çuditshme kur politikani me eksperiencë 30-vjeçare krejt papritur bëhet “akademik i pavarur”.

Ai shton se kandidati pa rivalë për Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi ka 12 vite që shkel ligjin duke mbajtur njëherësh postin e kryetarit të partisë dhe atë të anëtarit në akademi.

Postimi i Artan Fugës
Ngriva shkriva

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur.

Krejt i pavarur! Brenda një minute!Tre ditë para zgjedhjeve!Ka ngrirë të gjitha funksionet politike!Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva – shkriva!

Vërtet për t’u shkrirë së qeshuri!Ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë dhe anëtar akademie dhe kryetar partie dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t’a respektojë atë!
Shtuar më 21/05/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori